Një komitet ekspertësh i ngarkuar me hartimin e dokumentit ia paraqiti deklaratën presidentit Ahmed al-Sharaa, duke përshkruar dispozitat kryesore për epokën pas Assadit
Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa ka nënshkruar një draft-deklaratë kushtetuese, duke vendosur një periudhë tranzitore 5-vjeçare për vendin, transmeton Anadolu.

Një komitet ekspertësh i ngarkuar me hartimin e dokumentit ia paraqiti deklaratën presidentit Al-Sharaa, duke përshkruar dispozitat kryesore për epokën pas Assadit.

Deklarata po ashtu mandaton shpërbërjen e Gjykatës Kushtetuese ekzistuese, duke e cilësuar atë si “mbetje të regjimit të mëparshëm”.

Në vend të saj, presidentit i jepet autoriteti për të emëruar një gjykatë të re kushtetuese që funksionon nën kornizën ligjore ekzistuese, derisa të vendoset një sistem i ri gjyqësor.

Komiteti theksoi pavarësinë e gjyqësorit dhe rolin vendimtar të gjyqtarëve.

Gjithashtu komiteti deklaroi se çdo vendim në lidhje me shkarkimin, largimin ose kufizimin e pushteteve të presidentit do të jetë nën juridiksionin e legjislativit të Sirisë, respektivisht parlamentit të vendit.