Qendra për zhvillimin e mediave sot organizon një panel-diskutim në të cilën do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i punës së bartësve të vendimeve dhe organeve rregullatore në fushën e shërbimeve mediatike audiovizive në vitin 2025.

“Qendra për zhvillimin e mediave monitoron vazhdimisht aktivitetet vendimmarrëse në fushën e shërbimeve mediatike audiovizive dhe mediave në përgjithësi, në radhë të parë Ministria e Transformimit Digjital, si dhe organet rregullatore në fushën e shërbimeve mediatike audiovizive, gjegjësisht Këshilli i ASHMAA-së dhe Këshilli programor i shërbimit të transmetimit publik RTM. Gjetjet nga monitorimi publikohen në raporte tremujore, të cilat pastaj publikohen në ueb faqen e Qendrës për zhvillimin e mediave, ëëë.mdc.org.mk, me rekomandime për tejkalimin e mangësive dhe problemeve të konstatuara”, njoftojnë nga Qendra për zhvillimin e mediave.

Monitorimi po kryhet me ndihmën e një ndihme institucionale nga Fondi evropian për demokraci (European Endowment for Democracy-EED).

Siç paralajmërojnë organizatorët, në panel-diskutim do të mbajnë fjalim Stole Naumov nga Radio Kanal 77, Petrit Saraçini nga Instituti për media dhe analitikë dhe Dejan Georgievski nga Qendra për zhvillim të mediave.