Edhe një punonjës prokurorie në Shkup është transferuar në Prokurorinë për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Parashtresat kundër prokurores Haxhi Vasileva deri tek organet kompetente i kanë dorëzuar punonjësit e Prokurorisë Themelore të Shkupit.

Ajo dyshohet se në muajin shkurt të këtij viti, ka ftuar disa persona në bisedë informative dhe ka kryer presion të paparë ndaj tyre dhe kërcënime që të pranonin të jepnin deklarata në dëm të disa gjykatësve në Gjykatën e Apelit, se gjoja i kanë paguar shumë të caktuar për shërbime gjykatësve për lëndë të cilat ajo vetë i ka caktuar, për vendime të caktuara dhe gjykatës të caktuar të kësaj gjykate.

Kjo hakmarrje ndaj këtyre gjykatësve sipas parashtruesve të parashtresës lidhet nga koha kur kjo prokurore ka udhëhequr lëndën dhe hetimin ndaj Zhan Mitrevit. E dërgoi në paraburgim ndërsa gjykatësit e Apelit pranuan garancën që të heqin masën e paraburgimit ndaj Mitrevit.

Qëllimi i këtyre veprimeve të kësaj prokurore është defokusi i opinionit për të mbuluar dështimet e saj në procese të montuara. E njejta duke keqpërdorur pozitën e saj ka formuar lëndë për ndjekjen e gjykatësve nga Gjykata e Apelit, e cila paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të garantuara kushtetuese të gjykatësve për vendimet e tyre të mara në bazë të bindjeve të tyre, e që janë në kundërshtim me dëshirat e prokurores Iskra Haxhi Vasileva, thuhet në parashtresën e punonjësve të Prokurorisë së Shkupit.

Ata kërkojnë nga Prokurori Publik i RMV urgjentisht të ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave të tij ligjore për të parandaluar edhe veprime jo morale mes prokurores Haxhi Vasileva dhe prokurorit Gavril Bubevski brenda zyrave të prokurorisë.

Ndryshe, po të njëjtit punonjës në Prokurorinë Themelore të Shkupit kanë dorëzuar edhe padi penale ndaj prokurores Haxhi Vasileva në MPB, gjegjësisht në njësitin për krim ekonomik, në të cilën akuzohet për marrjen e ryshfetit dhe mënyrën e dyshimit se si në një periudhë të shkurtër kohore ka arritur të mbyllë tri kredi që ka pasur ajo në bankat e vendit.

Si meritë për ngritjen e aktakuzës kundër Zhan Mitrev asaj, thonë të punësuarit në Prokurorinë Themelore të Shkupit i është dhënë një sasi e konsiderueshme parash në kesh nga një mik i kryeprokurorit të Shkupit Gavril Bubevski dhe bëhet fjalë për pronar të një klinike private shëndetësore, e cila është konkurrencë serioze e Zhan Mitrevit. Në këtë periudhë, sipas tyre, prokurorja Haxhi Vasileva ka arritur t’i paguajë dhe mbyllë tre kredi të hapura që ka pasur dhe deri sot nuk ka dorëzuar dëshmi se si ka arritur deri tek ato mjete për paguar këto tri kredi.

Punonjësit e Prokurorisë Themelore të Shkupit kërkojnë nga policia të hetohet edhe pasuria e prokurores Haxhi Vasileva dhe si ajo dhe familja e saj kanë arritur të sigurojnë atë.