Prokurori Shtetëror Publik, Ljupço Kocevski, ka njoftuar se dje nga Këshilli i Prokurorëve Publik ka marrë propozimin për shkarkim të inicuar nga Qeveria.

Kocevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, tha se nuk ekziston asnjë bazë për konstatimin e shkeljeve të rënda disiplinore, si arsye për shkarkimin e tij.

“Gjatë ditës së djeshme mora propozimin për shkarkim nga ana e Këshillit të Prokurorëve. Në një afat të kuptueshëm do të prononcohem për të gjitha pikët. Mbetem në qëndrimin se, aq sa arrita ta shqyrtoj, në propozimin s`ka asnjë bazë për konstatimin e shkeljeve të rënda disiplinore” – tha Koceski.

I pyetur se në çka saktësisht thirret Qeveria në propozimin për shkarkimin e tij, Kocevski thotë se përafërsisht ka të bëjë me gjërat e njëjta që ishin potencuar nëpër media gjatë periudhës së kaluar.

Deri tani, Qeveria nuk ësh të prononcuar lidhur me përmbajtjen e propozimit për shkarkimin e Kocevskit.

Ajo që dihet është se në propozimin e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë thuhet se Prokurori Shtetëror Publik ka vepruar në lëndë ku konform dispozitave ligjore kanë ekzistuar rrethana që shkaktojnë dyshime në paanshmërinë e tij si dhe konflikte interesi, për të cilët, sic thuhet, duhej ta dinte dhe të përjashtohej.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, Kocevski ka të drejtë që me shkrim të prononcohet për propozimin për shkarkimin e tij dhe të marrë pjesë në seancën parlamentare ku duhet të debatohet dhe të vendoset për këtë propozim. /tvklan.mk/