Një person i moshuar është arrestuar para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë në Beograd përderisa po zhvillohet protesta e sotme kundër pushtetit të Vuçiqit.
Siç raporton media e pavarur serbe Nova.rs, personi i dyshuar iu afrua rojeve dhe i kërcënoi me bomba dhe më pas u arrestua.
Qytetarë të shumtë po vijnë nga i gjithë Beogradi para Kuvendit të Serbisë, ku në orën 16:00 do të organizohet një tubim qendror.
Studentët dhe qytetarët e tjerë të Serbisë kanë muaj që protestojnë kundër regjimit në pushtet.
Kjo ka vazhduar që nga tragjedia që ndodhi në Novi Sad më 1 nëntor pasi një mburojë betoni te stacioni hekurudhor në këtë qytet u shemb dhe vrau 15 persona.