Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS) se janë regjistruar disa incidente në Beograd përgjatë natës, dhe që 13 persona janë ndaluar.

“Disa janë ndaluar për prishje të rendit publik. Të gjitha këto incidente janë drejtuar kah Parku i Pionierit. Shumica e traktorëve janë dëmtuar. Ka pasur tentime për t’ua vënë zjarrin traktorëve”, ka thënë Daçiç.

ADVERTISING

PAMJET E PABESUESHME/ Serbia “gati” për një protestë historike! Studentët nisin të mblidhen, pritet të shkojnë drejt Parlamentit! Policia rrethon Beogradin (VIDEO-LIVE)
Rreth 10 ditë para protestës, një grup i quajtur “Studentët 2.0” është mbledhur në Parkun e Pionierit në Beograd, duke kërkuar që t’iu jepet fund bllokadave në fakultete.

Ata e quajnë veten “studentët që duan të mësojnë”. Disa e fajësojnë partinë në pushtet të presidentit serb, Aleksndar Vuçiç, Partinë Përparimtare Serbe se qëndron mbrapa protestave të studentëve që janë mbledhur në park./ REL