Pas fillimit të qeverisë së re, të dalur pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2024, Shaqir Fetai na e dëshmoi një aftësi prej skuthi: fshiu dhe retushoi historinë dhe të tashmen jo fort të largët të BFI-së! E fshiu arkivin e BFI-së në faqen e saj zyrtare, si dhe e zhduku një histori të tërë nga FB-u zyrtar i Institucionit. Ndodhi një retushim policor diktatorial i arkivit të BFI-së. Pse?

Nga Mr.Abaz Islami

Një nga arsyet kryesore për censurimin e përmbajtjes dhe fshirjen e fakteve është kontrollimi i mënyrës se si shfaqet një ngjarje ose aktivitet. Aktiviteti i BFI-së në të kaluarën ishte shumë i ngjeshur, shumëdimensional, shumë dinamik dhe dëshmonte për një veprimtari sa historike aq edhe madhështore, sa të paparë aq edhe të paarritshme. Çuditërisht, retushimi policor i arkivit dhe faktografisë së BFI-së ndodhi suksesivisht deri në momentin e konstituimit të qeverisë së re! Gjithçka e periudhës së Sulejman efendi Rexhepit dhe e Afrim Tahirit u fshi, ndonëse kjo periudhë shënon arritjet historike të Institucionit. Etapa e dytë e censurimit është fshirja e çdo gjëje që ka qenë e kritikuar nga opinioni i gjërë, si: bërja lajm sensacional takimi me qytetarë të rëndomtë që i ftonte Shaqir Fetai për të pirë çaj e kafe si dhe, fshirja e të gjitha gjurmëve që flisnin për një lidhje të fortë e Sijameze të Shaqir Fetait me partinë e tij, BDI-në! Kështu, nuk ka lajme e foto të Shaqir Fetait me delegacionin rus, nuk ka lajme e fotografi me funksionarë të lartë të BDI-së, nuk ka lajme, fotografi e dokumenta për sa i përket periudhës “së akreditimit” të Medresesë në bashkëpunim me skuthat e BDI-së. Pse ndodhi kjo censurë?
Censura mund të ndodhë kur informacioni mund të ketë pasoja negative për një grup ose individ që është në pushtet. Fshirja e fakteve që lidhen me aktivitetet e veta mund të shërbejë për të mbrojtur një narrativë të caktuar që është në favor të atyre që kontrollojnë informacionin. Në këtë rast, informacione që mund të dëshmojnë për veprimtaritë “armiqësore” të Shaqir Fetait mund të fshihen për të shmangur që ato të krijojnë një perceptim negativ.
Pa dyshim, fshirja ose ndryshimi i arkivit mund të jetë një tentativë për të manipuluar historinë dhe për të krijuar një version më të përshtatshëm të saj. Censura dhe fshirja e fakteve mund të ndodhin për të shmangur krijimin e një ambienti të pasigurt politik si dhe për të penguar kritikat që nuk janë në përputhje me narrativën që duan të mbajnë ata që janë në pushtet. Pra, me këto ndërhyrje prej censori dhe retushuesi diktatorial Shaqir Fetai ka ndërhyrë në këtë mënyrë në arkivin dhe faqen e BFI-së duke synuar të mbrojë ose të ndërtojë një imazh më të qëndrueshëm dhe të kontrolluar të institucionit që ai drejton. Kjo mund të lidhet me përpjekjen për të ndaluar që çdo informacion historik ose kritik që mund të ndikojë negativisht në reputacionin e tij të bëhet i njohur, duke siguruar që të gjithë përmbajtjet që lidhen me BFI-në të jenë në harmoni me qëndrimet dhe veprimet e tij “bashkëkohore”. Dhe kjo “bashkëkohësi” e tij nis nga periudha e rënies së BDI-së nga pushteti të cilin Shaqir Fetai po e thithte si skuth i pangopshëm.
Në përgjithësi, këto veprime lidhen ngushtë me kontrollin dhe manipulimin e informacionit në mënyrë që të ruhet pushteti dhe imazhi i individëve ose grupeve që e ushqejnë këtë kontroll. Censura shpesh ndodh në kontekste politike ku informacioni mund të ketë ndikime të fuqishme dhe mund të sfidojë status quo-në.
Fshirja e një faqeje të madhe si ajo e BFI-së (Bashkësia Fetare Islame) dhe krijimi i një faqeje të re pa asnjë sqarim ose reagim publik është një veprim shumë i diskutueshëm dhe ngjallë shumë pyetje lidhur me qëllimet e tij dhe politikën e informacionit që ai po ndjek. Po ashtu, heqja e dokumenteve dhe fotografive historike që nuk lidhen drejtpërdrejt me Shaqir Fetain, mund të shikohet si një tentativë për të kontrolluar ose modifikuar imazhin dhe narrativën historike të institucionit. Kurse Shaqir Fetai harron se, gjurmët faktografike që flasin për periudhën e Sulejman ef. Rexhepit si dhe të Afrim Tahirit për një kohë të papërsëritshme në aspekt të zhvillimit të aktiviteteve si dhe të korrjes së sukseseve, tashmë janë të ngërthyera nëpër botime të veçanta në të cilët kurrë nuk mund të ketë qasje Shaqir Fetai. Fshirja e dokumenteve dhe fotografive historike mund të ketë për qëllim ndalimin e çdo ndikimi që mund të vijë nga e kaluara ose që mund të sjellë përplasje me qëndrimet e tij të tashme. Pa dyshim, fshirja e informacionit të caktuar, veçanërisht nga faqet zyrtare dhe arkivat digjitale, mund të jetë një formë e kontrollit mbi informacionin dhe ndjekjen e një politike të centralizuar. Shaqir Fetai mund të shohë këtë veprim si një mënyrë për të centralizuar informacionin dhe për të mbajtur një kontroll më të fortë mbi atë që publikohet, si dhe për të shmangur shpërndarjen e informacioneve që mund të krijojnë tensione të brendshme në BFI. Fshirja e një arkivi të mëparshëm nuk bëhet sa për të lëshuar hapësirë për informacione të reja, por bëhet me qëllim për të përballuar tensionet me individë ose grupe të caktuara që mund të kenë pasur ndikim në të kaluarën e lavdishme të Institucionit i cili tashmë është buzë degradimit fatal.
Është më se e qartë se çka e ka shtyer Shaqir Fetain te ky akt diktatorial i censurës! Çdo përpjekje për të mbyllur faqen e vjetër dhe për të krijuar një faqeje të re, motivohet nga nevoja për të konsoliduar pushtetin dhe për të eleminuar çdo informacion që mund të krijojë sfida për autoritetin e tij ose të grupit që ai drejton. Me këtë akt Shaqir Fetai vetëm sa ua hap shtigjet pasuesve të tij për të bërë edhe ata masakër në arkivin e BFI-së duke e shlyer tërë periudhën e mjerë të BFI-së nën drejtimin diletantesk të Shaqir Fetait.
Fakti që nuk ka pasur një reagim ose sqarim nga ana e Shaqir Fetait mund të tregojë një qasje autoritare dhe mospërfillëse ndaj pyetjeve dhe shqetësimeve të anëtarëve të tjerë të BFI-së dhe publikut të gjërë. Në shumë raste, udhëheqësit që veprojnë pa sqaruar vendimet e tyre e bëjnë këtë për të shmangur debatet ose kritikën publike. Kjo mund të nënkuptojë një strategji për të ruajtur një imazh të pakontestueshëm dhe për të shmangur çdo lloj kundërshtie.
Fshirja e dokumenteve dhe fotografive që nuk lidhen drejtpërdrejt me Shaqir Fetain dhe që janë pjesë e një historie më të gjerë pa dyshim që shihet si një tentativë për të modifikuar historinë ose për të larguar informacionin që mund të paraqesë një pamje më të ndërlikuar dhe më të pasur të BFI-së. Kjo është një praktikë që mund të ndodhë në sistemet autoritare ku informacioni dhe dokumentet historike manipulohen për të përputhur narrativën e kërkuar.
Gjithësesi, ky akt duhet të jetë i ndëshkueshëm dhe nuk guxon të kalojë kaq lehtë. Një ditë Shaqir Fetai do të përgjigjet edhe për këtë akt prej censori në përpjekje për të zhdukur gjurmë të një periudhe nga më të suksesshmet të BFI-së! Ky gjest nuk mund të justifikohet me interpretime amatoreske se “aq mban një arkiv digjital”! Sa paguan iftare të majme me paratë e fitrit dhe të zeqatit do të ishte më njerëzore dhe më profesionale të paguhej hapësirë gjigante e arkivit digjital të faqes zyrtare të BFI-së. Në rastin e Shaqir Fetait ka ndodhur vetëm ky “fenomen”: censura e tillë eshtë stimuluar nga një frikë e tij e lemeritshme se informacioni i kaluar mund të minojë pushtetin e grabitur dhe të brishtë të Shaqir Fetait.