Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limanit i është refuzuar viza amerikane që mund të pësojë edhe në listën e zezë. Sipas ndryshimit të ligjit asnjë funksinarë nuk ka të drejtë të ushtrojë detyrën nëse është në listën e zezë amerikane. Nuk dihet nëse kryeministri Mickovski do të shkarkojë Limanin apo do të pres deri sa të hy në listë të zezë amerikane.

Nga ana tjetër Fatmir Limani është dashur të udhëtojë për në Nju Jork të SHBA-së më 9 mars, ku duhej të mbante disa takime lidhur me aktivitetet diplomatike në Kombet e Bashkuara, dyshohet se për këtë udhëtim janë rezervuar bileta ajrore dhe hotele, por të gjitha këto përpjekje kanë qenë të kota pasi ministrit i është refuzuar viza në Maqedoni. Gjatë ditës së dielë, Infomax i ka dërguar edhe një pyetje ministrit Limani ku thuhej: – Redaksia jonë ka informacione se ministri Fatmir Limani është dashur të udhëtojë sot në Nju Jork për të vizituar Kombet e Bashkuara. Megjithatë, udhëtimi i tij u anulua edhe pse biletat e avionit ishin rezervuar. Informacionet tona flasin se ministrit Limani i është refuzuar viza nga Ambasada Amerikane në Maqedoni. A mund të na thoni pse ministri Limani u refuzua nga Ambasada Amerikane për vizë në SHBA?

Ndryshe kryeministri Mickovski është më i afartë me Fatmir Limanin nga koalicioni VLEN dhe nuk dihet se si do të veprojë në të ardhmen, por vlen të thekësohet se edhe Bilall Kasami nuk është pronocuar në lidhje me rastin, nëse do të shkarkojë edhe nga Lëvizja BESA./TS/