Paris Saint-Germain po vazhdon me formën e mirë në Ligue 1.
Parisienët triumfuan lehtësisht 4:1 ndaj Lille, skuadrën ku luan Edon Zhegrova, i cili ende nuk po aktivizohet për shkak të lëndimit.
Barcola kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes.
Marquinhos e dyfishoi epërsinë në minutën e 22-të, kurse gjashtë minuta më pas Dembele shënoi për 3:0.
Doue u përkujdes për golin e katërt të vendasve në minutën e 37-të.
Krejt cfarë arritën të bënin mysafirët ishte shënimi i golit të nderit nga Jonathan David në minutën e 80-të.
Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 62 pikëve në vendin e parë, 16 më shumë se Marseille që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Lille mbetet në kuotën e 41 pikëve në vendin e pestë, dy pikë larg pozitës së katërt.