Pamjet e të burgosurit të arratisur Jamie Cooper duke vrapuar nëpër fusha disa minuta pasi iku nga furgoni i burgut janë publikuar në internet.

Një dëshmitar okular, i cili nuk dëshiron të identifikohet, i ka dhënë videon gazetarit të BBC, Phillip Norton dhe ka përshkruar pamjen “surreale”.

Firma e sigurisë GEOAmey tha se ai kishte “kapërcyer” stafin që e shoqëronte atë në një dalje në gjykatë pasi falsifikoi një “urgjencë mjekësore”.

Policia e Lancashire tha se furgoni u detyrua të ndalej pak para orës 09:00 të mërkurën përpara se Cooper të dilte nga furgoni në M55 pranë kryqëzimit dy në Catforth, Preston të Anglisë.

Ai do të paraqitej në Gjykatën e Lancaster për t’u përballur me akuzat për sulm ndaj një oficeri policie dhe jo vetëm.