Publikohen pamjet se çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli për publikun pamjet e plota të arratisjes së Gjestit nga shtëpia.
Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, kur reperi vendosi të kalojë murin rrethues të shtëpisë, duke tronditur banorët dhe ndjekësit e reality show-t.
Megjithatë, në spektaklin e së shtunës u transmetuan për herë të parë imazhet e plota të incidentit. Në video shihet momenti kur Gjesti tejkalon rrethojat, duke dalë jashtë zonës së shtëpisë.
Pas këtij veprimi, sigurimi i afrohet menjëherë dhe e shoqëron atë drejt rikthimit brenda shtëpisë. Pamjet e publikuara tregojnë qartë gjithë rrjedhën e ngjarjes, duke hedhur dritë mbi atë që ndodhi pas daljes së tij për disa minuta jashtë perimetrit të lejuar.