Ministria e Drejtësisë i ka propozuar Gjykatës Supreme të përditësojë e sistemit AKMIS për ndarje të barabartë dhe të drejtë të lëndëve ndaj gjykatësve. Propozimi vjen pas mbikëqyrjes mbi punën e Gjykatës Supreme për periudhën 2022-2024. Për sistemin AKMIS, nevojitet qendër e re e IT-së, thuhet në raport.

“Propozohet përditësim i AKMIS sistemit. Lidhje horizontale dhe vertikale e gjykatave dhe lidhje e sistemit me institucione të tjera. Pas centralizimit do të duhet të formohet një qendër e re IT në Gjykatën Supreme me numër më të madh të të punësuarve”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Raporti thotë se ndarja e lëndëve në mënyrë automatike bëhet në mënyrë të drejtë, ndërsa për këtë janë të angazhuar katër punonjës. Vërejtje ka për lëndët nga të cilat përjashtohet nga vendimmarrja gjykatësi i caktuar. Në këtë rast, lënda jepet përsëri për ndarje në sistemin AKMIS. Për shkak numrit të vogël të gjykatësve, kur tërhiqet gjykatësi i cili është anëtar i këshillit, atëherë automatikisht përmes AKMIS zgjidhet zv. anëtar nga gjykatësit e këshillave të tjerë. Për këtë është përpunuar model i ri i AKMIS i cili zbatohet vetëm në Gjykatën Supreme. Propozimi i Ministrisë së Drejtësisë thotë:

“Që të mundësohet funksionalitet i këtij moduli, trupi punues për standardizim duhet të kryejë analizë nëse është i zbatueshëm ky modul, cilat janë rezultatet në gjykatën supreme dhe ku në gjykata tjera do të ishte i zbatueshëm. Nëse ngelet në zbatim vetëm në gjykatën supreme, funksionimi duhet të mundësohet përmes procedurës standarde formale, të miratohet si modul nga trupi punues për standardizim i procedurave, si dhe të parashihet me rregullore gjyqësore dhe procedura të brendshme”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Numri i gjykatësve në Gjykatën Supreme, sipas raportit, është në nivel kritik dhe me vite është në gjendje të pa lakmueshme për sigurimin e numrit të mjaftueshëm të gjykatësve për veprim. Sistematizimi prej 28 vendeve të gjykatësve, me analizën e këshillit gjyqësor është ulur në 26 gjykatës. Në Gjykatë bashkë me kryetaren e cila nuk vendosë mbi lëndë, janë të mbushura vetëm 11 vende të gjykatësve që tregon se mbulimi i gjykatësve është kritik madje me vetëm 42%. Ministria i bën thirrje Këshillit Gjyqësor që urgjentisht të zgjedhë gjykatës me qëllim që të mundësohet plotësim i Gjykatës Supreme me gjykatës sepse në të kundërtën rrezikohet funksionimi i gjyqësisë. Nga Gjykata Supreme raportin e kanë vlerësuar si pozitiv, duke përmendur aktivitetet që kanë ndërmarrë për avancimin e transparencës dhe sistemit AKMIS.