Mbi 14 muaj pa sigurim shëndetësor e 3 muaj pa rroga janë puntorët e Parqeve dhe Gjerlbimeve në komunën e Tetovës. Edhe pse komuna e Tetovës me anë të këshillit komunal ndau mbi 1 milionë euro për të paguar borxhet e NPk-së, puntorët ankohen se as sigurim shëndetësor nuk kanë e as rroga gjatë muajit të Ramazanit.
“Para vitit të ri kryetari i komunës neve na premtoj se do i bëje pagesat e janarit dhe shkurtit. Nuk u bën as pagesat as sigurimet shëndetësore. Sigurim shëndetësor skemi as 14 muaj” u shpreh puntori i Parqeve dhe Gjelbrimeve në Tetovë.
E përveq kësaj, fatkeqësisht puntorët e Parqeve dhe Gjelbrimeve qëndrojnë në kushte ekstreme, siç shihen në kameren e portalit TS.
38344134073