Qendra për Konzervim insiston se Ndërtimi i portës lidhëse mes Bit Pazarit dhe Çarshisë është ndërtim i egër.

Një gje tillë kundërshtohet nga kreu i Çairit Visar Ganiu dhe Esnafi i Çarshisë.

Ndërtimi i portës lidhëse mes Bit Pazarit dhe Çarshisë së Vjetër ka shkaktuar valë reagimesh.

Nga Qendra për Konzervim dhe Mbrojtje të Trashëgimisë thonë se objekti që u promovua nga Ganiu, është ndërtuar në mënyrë të egër në kufij të Çarshisë së Vjetër ku nuk lejohet dhe ndalohet rreptësisht ndërtimi.

QENDRA PËR KONZERVIM

“Raporti gjeodezik rezulton se një pjesë e objektit (rreth 9,50 metra) gjendet në kufirin e Kompleksit Monumental – Çarshia e Vjetër e Shkupit, ku zbatohet regjimi i mbrojtjes së shkallës së parë, i cili ndalon ndërtimet e reja në hapësira publike. Një tjetër seksion (rreth 6.90 metra) është në zonën e kontaktit “Duqanxhik”, ku gjithashtu ekziston ndalesa për ndërtim. Në Planet Detale Urbanistike “Çarshia e Vjetër” e miratuar në vitin 1999 dhe “Mavrovka” e miratuar në vitin 2006, lokacioni në fjalë është caktuar si zonë publike, pa mundësi ndërtimi.”

Kryetari I Komunës Visar Ganiu thotë se ndërtimi nuk është I egër dhe ka paralajmëruar se ditët në vazhdim do ti mbledh të gjithë dokumentet për projektin e realizuar dhe do ti prezentoj opinionit. Në mbështejtje të tij ka dal edhe Bujar Dullovi, kryetari i “Esnafit të Çarshisë”. Sipas tij, akuzat e konzervatorëve nuk qëndrojnë, thotë se ky ështe projekt i financuar nga Qeveria përmes Komunës me kërkesë të vet esnafëve. Dullovi ka një porosi për Konzervatorët.

BUJAR DULLOVI – KRYETAR I ESNAFIT TË ÇARSHISË

“Unë i thërras si konzervatorët po edhe drejtoreshën të cilën bënë një reagim të them të pahijshëm, e cila mundohet prej në shtëpi ta mbron Çarshinë, të cilën nuk del as në punë, as nuk e din se ku gjendet Çarshia, kur I treguam se ku gjindet porta se nuk ka as njohuri ku gjindet porta. I kisha sugjeru që le ta sheh të kaluarën se si ka qenë. Kisha sugjeru të mirren me këto vrima të cilat I bën Qyteti i Shkupit s’bashku me ujsjellësin që çdo javë ose muaj hapet nga një vrimë nga 95 kanë mbri deri në 120 kanë mbri. Hapen, sanohen problemet dhe pas 1 ose 2 muaji duhet të sanohet, ku janë konzervatorët që nuk reagojnë për këtë.”

Projektin e kanë mirëpritur edhe tregtarët.

Tregtar:

“Çdo send që punohet, normal bëhet për të mirë sepse ne si “tregtar” me vite me çka nuk përballemi, me shi, me borë, kjo është mirë edhe për neve që jemi këtu punojmë, por edhe për qytetarët që kalojnë. Kjo lidhet me hyrjen e Çarshisë, dmth, është si urë lidhëse mes Çarshisë dhe pazarit. Reagimet nuk i shoh të arsyeshme. Është diçka që na konvenon të gjithëve.”

Kundër ndërtimit dhe në mbështejte të Qendrës për Konzervim kanë dalë nga partia e “Levica”, kërkojnë përgjegjësi penale kundër kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“LEVICA”

“Porta duhet hequr menjëherë. Levica apelon tek Ministria e Kulturës që menjëherë të reagojë dhe ta mbrojë Çarshinë si simbol të Shkupit nga degradimi i mëtutjeshëm dhe të reagojë për mosrespektim të ligjit dhe akteve nënligjore. Kërkojmë që koalicioni DPMNE/ZNAM të mbajë përgjegjësi penale për mosrespektim të ligjeve dhe shkatërrim të trashëgimisë kulturore”, thonë nga kjo parti. /tvklan.mk