Në këto momente të vështira, edhe njëherë e përsërisim apelin tonë drejtuar ekipeve mediatike që morën pjesë në varrimin e sotëm të viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi në diskotekën e Koçanit që t’u përmbahen parimeve etike. Pjesa më e madhe e mediave nuk transmetojnë dhe nuk shpërndajnë foto dhe video materiale nga familjarët e viktimave, ndërsa ata që kanë publikuar përmbajtje të tilla edhe njëherë apelojmë t’i përmbahen informimit etik.

Ndjeshmëria e tragjedisë dhe dhimbja personale e familjeve në këtë moment nuk duhet të jetë shënjestër e sensacionalizmit, narrativeve emocionale, fotove dhe videove. Ftojmë mediat që të respektojë privatësinë dhe dinjitetin e familjeve dhe në asnjë rast me raportimin mediatik nuk duhet të shkaktohet shqetësim personal dhe shqetësim të opinionit. Edhe një herë apelojmë deri te mediat që të raportojnë fakte të verifikuara, të shmangin spekulimet dhe dezinformatat, të respektojnë privatësinë e familjeve të viktimave.

Njëkohësisht falënderojmë mediat që raportuan në mënyrë profesionale dhe respektuan rekomandimet për raportim nga varrimi i viktimave të ngjarjes tragjike.