Një qytetar në Lipjan ka raportuar në Polici se ka gjetur në një qese të zezë dy granata dore.

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjeteve.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se në oborrin e tij ka gjetur një qese të zezë në të cilën ishin dy granata dore. Njësia policore ka sigluara vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi për deminim e FSK-së dhe KFOR-it që e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjeteve pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e PK-së.