Mos të prekin në Marrëveshjen e Ohrit, tha mes tjerash Rafiz Aliti- Mësuesi, si mesazh për pushtetin aktual. Ai thotë se qeveria po përpiqet t’ua marrë të drejtat, që “shqiptarët i fituan me luftë e me gjak”.
“Duhet të sillen me kujdes, qofshin përfaqësues tanë, të cilët sot bëjnë pjesë në këtë qeveri por nuk kanë legjitimitetin e shqiptarëve, qoftë pala maqedonase, le të sillen…ne çdo herë kemi qenë korrekt si shqiptarë, them kemi qenë korrekt për shkak se shqiptarët nuk kanë mohuar as kombin e tyre, as gjuhën, nuk kanë mohuar as përkatësinë fetare e kështu me radhë, siç kanë bërë fqinjët tanë që e rrethojnë Republikën e Maqedonisë, e them këtë për shkak se nuk është mirë që korrektësinë tonë shqiptare ta zënë si dobësi”, tha mes tjerash Aliti.