Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironinë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, këtë herë duke publikuar një video humoristike në rrjetet sociale.

Në pamjet e shpërndara, shfaqen dy bufë, ndërsa në sfond dëgjohet deklarata e Berishës, ku ai kritikon kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, duke thënë se ky i fundit po përpiqet të tërheqë vëmendjen me referenca ndaj këngëve të reperit Unikkatil.

“I zhveshur nga mundësia për të paraqitur një program, tani kujton si hokata, jo e ke dëgju këngën e Unikkatil, jo se kë dëgjuar këngën, dhe kështu mendon se tërheq vëmendjen e qytetarëve nga mungesa e alternativës,” dëgjohet të thotë Berisha në video.

Krahas videos, Rama shkruan: “Ia çoroditi Luli ushtarët Bufit Plak, e gjeti belaja!” – duke lënë të kuptohet se përplasjet e brendshme në Partinë Demokratike po e çojnë Berishën drejt konfuzionit.