Ka nisur këtë të hënë ceremonia e hapjes ITB Berlin 2025, në Gjermani, në Panairin e Turizmit ku e pranishme është Shqipëria.
Shqipëria është nderuar me çeljen e këtij panairi që është më i madhi në botë, teksa kryeministri Edi Rama do mbajë edhe fjalën në hapjen e tij. Panairi do ketë 5800 ekspozues nga qindra vende të botës, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
“A keni dëgjuar ndonjëherë për një ligj në vend që i deklaron se shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut, ndërkohë që një ligj i tillë ka qenë i Shqipërisë mesjetare. Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë luftës së dytë botërore, ku Shqipëria u bë vendi i parë në botë që pati më shumë hebrenjtë pas luftës se para saj. Ne kemi qenë dhe jemi një vend myslimanësh, ortodoksësh dhe katolikësh e megjithatë kur u vendosëm të zgjidhnim mes hebrenjve dhe djallit, paraardhësit tanë qëndruan krah hebrenjve duke rrezikuar jetën e duke refuzuar të dorëzonin qoftë edhe një frymë të vetme nazistëve”.
“Kush troket në derën e një shqiptari e bën këtë prej vullnetit të Zotit. E duke i hapur derën ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Nëse doni të ndiheni si perëndi ejani në Shqipëri”, tha kryeministri shqiptar.