Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin “Shqipëria 2030”, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit për dhënien e pasaportës evropiane shqiptarëve.

Ai deklaroi se vetëm me një mandat të katërt të fortë, Partia Socialiste mund të sigurojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe të ofrojë pasaportën evropiane për qytetarët shqiptarë.

“Mesazhi ynë është i qartë: për t’ju dhënë pasaportën e BE-së na duhet jo thjesht një mandat i katërt, por një mandat i fortë, më i fortë se tre mandatet e derisotme”, – tha Kryeministri Rama. Ai shtoi se askush tjetër nuk mund të pajisë shqiptarët me pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade, duke theksuar se çdo luhatje e pengon procesin e anëtarësimit.

Rama theksoi përfitimet e pasaportës evropiane, si mundësinë e studimit dhe punësimit në çdo shtet të BE-së, pa leje pune, dhe me të drejta të barabarta. “Pasaporta evropiane do të bëjë të mundur lëvizjen dhe punën kudo nga Stokholmi në Lisbonë, duke ofruar të njëjtat kushte si qytetarët e vendeve të BE-së”, theksoi ai.“Kjo është një mundësi reale historike, një derë e hapur. Anëtarësimi në BE është aty, pasaporta e BE është aty”, përfundoi Rama.

Gjithashtu ai paraqiti një model të ri pasaporte, që sipas tij do të përdoret nga qytetarët shqiptarë pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com