Nexhmie Musliu Haradini është 42-vjeçarja që u vra të hënën në Vushtrri, ngjarje që tronditi opinionin publik në Kosovë.

Për këtë vrasje ka reaguar edhe djali i të ndjerës, Alaudin Haradini.

“InshaAllah n’Xhennet Nana jem”, ka shkruar ai në Facebook, të hënën.

E ndjera dyshohet që u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, pronari i furrës “Diellza” ku kishe punuar më herët e ndjera.

Rrahim Ajeti, familjar i viktimës i tha televizionit T7 se kanë marrë informacione jozyrtare se bëhet fjalë për një lloj hakmarrjeje, pasi viktima e kishte lënë punën në furrën pronar i së cilës ishte i dyshuari.