LSDM-ja qëllimisht mbron gjykatësit dhe prokurorët për të shmangur përgjegjësinë dhe të parandalojë dënimet e tyre për korrupsion – reagojnë nga VMRO-DPMNE.
Sipas deputetit Dragn Kovaçki, kjo praktikë solli cënimin seriooz të parimeve të drejtësisë, kurse me vendosjen e kuadrove partiak në Këshillin Gjyqësor dhe institucione tjera të drejtësisë, LSDM-ja tërësisht ka uzurpuar sistemin gjyqësor
“LSDM qëllimisht mbron gjyqtarët dhe prokurorët për të shmangur përgjegjësinë dhe për të parandaluar dënimin e tyre për parregullsi dhe korrupsion. Kjo lloj praktike çon në shkelje të rëndë të parimeve të drejtësisë dhe ligjit, të cilat janë shtyllat themelore të demokracisë dhe funksionimit të sistemit juridik. Me emërimin e kuadrove partiake në Këshillin Gjyqësor dhe në institucionet tjera të rëndësishme gjyqësore, LSDM po e uzurpon plotësisht sistemin gjyqësor. Kjo qasje rezultoi në pasoja të rënda. Si rënia e madhe e besimit të qytetarëve në gjyqësor, kur sipas hulumtimeve është vetëm 2 për qind. Duke parë se vendimet e gjykatave nuk merren sipas ligjit, por janë të shtyra nga interesat politike, populli po e humb besimin në sistemin gjyqësor, duke krijuar përshtypjen se edhe pse drejtësia duhet të jetë në anën e qytetarëve, në fakt ka mbrojtje për kriminelët, veçanërisht ata të lidhur me LSDM-në” – tha Kovaçki.