Gjykata Thermelore në Koçanë ka vepruar për 22 ankesat e dorëzuara nga të dyshuar për zjarrin në Koçanë. Nga kjo Gjykatë njoftojnë se janë refuzuar 19 ankesa dhe për këta persona mbetet masa e “paraburgimit”, derisa për ish-Kryetarët e Komunës, Ratko Dimitrieski dhe Nikolço Iliev dhe ish-Drejtoren e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, masa e “paraburgimit” është zëvendësuar me “paraburgim shtëpiak”.

Kundër vendimit të Gjykatës së Koçanës për të zëvendësuar “paraburgimin” me “paraburgim shtëpiak” për dy ish-Kryetarët e Komunës, Prokuroria Publike ka dorëzuar ankesë në Gjykatën e Apelit në Shtip.

Në paraburgim mbetet Kryetari aktual i Komunës së Koçanës, Ljupço Papazov, I cili u dorëhoq nga funksioni pas tragjedisë në Koçanë, ku humbën jetën 59 persona kurse u lënduan rreth 200.