Kanadaja do të shpallë tarifa për mallrat amerikane me vlerë 29.8 miliardë dollarë sot, në përgjigje të tarifave të presidentit amerikan Donald Trump për çelikun dhe aluminin, tha një zyrtar kanadez i paidentifikuar.

Tarifat e rritura të Trump për importet e çelikut dhe aluminit hynë në fuqi më herët sot pas skadimit të përjashtimeve të mëparshme, kuotave pa taksa dhe përjashtimeve të produkteve.

Kanadaja është furnizuesi më i madh i huaj i çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara, sipas Reuters.

Përshkallëzimi i luftës tregtare SHBA-Kanada vjen ndërsa kryeministri në largim Justin Trudeau përgatitet t’ia dorëzojë pushtetin këtë javë kryeministrit të ardhshëm Mark Carney, i cili fitoi garën për udhëheqjen e Liberalëve në pushtet të dielën.

Carney tha të hënën se ai nuk mund të fliste me Trump derisa ai të bënte betimin si kryeministër, ndërsa Trump së fundmi përsëriti se dëshiron që Kanada të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së.