Media prestigjioze britanike BBC ka bërë rikonstruimin e detajuar të zjarrit tragjik në diskotekën “Puls” në Koçanë duke analizuar shkaqet për numrin e madh të viktimave në këtë fatkeqësi.
Në analizë potencohet se objekti, I cili paraprakisht kishte shërbyer si depo, nuk ka patur licensë adekuate për të punuar si klub nate.
BBC përmend dy faktorë që kishin qenë vendimtar për përhapjen e shpejtë të zjarrit dhe numrin e madh të viktimave.
Sipas videos së publikuar, zjarri kishte nisur gjatë paraqitjes së grupit muzikor DNK, kur mjetet piroteknike të vendosura para skenës kishin shkaktuar zjarrin që ishte përhapur shpejtë në objektin. Të pranishmit kishin bërë përpjekje për ta shuar me aparate kundër zjarrit, por pa sukses.
BBC
“Faktori i parë vdekjeprurës është se tavani është bërë nga materiale ndezëse, kurse muret me gips-kartone jo të rezistueshme nga zjarri. Faktori i dytë është mungesa e daljeve në rast të zjarreve. Autoritetet thonë se ka patur vetëm një dalje që ka qenë pas hyrjes kryesore. Në anën e pasme ka ekzistuar gjoja dalje për raste emergjente. Por, Prokurori Publik thotë se dera ka qenë e mbyllur dhe nga brenda nuk ka patur dorezë për derën. Kjo do të thotë se 500 njerëz e kanë patur patjetër të dalin atje nga kanë hyrë, me çka është shkaktuar rrëmuja dhe shkalla e lartë e rasteve të vdekjeve”