Gjatë 24 orëve të fundit territori I Maqedonisë së Veriut u përfshi nga nja valë me lagështi duke kushtëzuar rreshje të shiut që vende-vende ishin me procese në formë të motit të lig.

Në 24 orët e fundit, sipas MeteoAlarm, më shumë shi ka rënë në Demir Kapi – 40 litra në metër katror, në Pozharanë 42 litra, Kumanovë 26 litra e kështu me radhë.

Me ndryshimin e motit shënohen edhe procese intensive të motit të lig.

MeteoAlarm njofton se për herë të parë këtë sezon, moti I lig shënohet në fshatin Novak të Qendrës Zhupa.

Reshje të breshërit shënohen edhe në rajonin e Shtipit.

Kaos në autostradën Shtip – Shkup. Nga pamjet shihet rruga e mbuluar me breshër për shkak të motit të lig të përcjellë me reshje intensive.

Moti I lig është shënuar edhe në rajonet e Manastirit dhe Prilepit.

Metereologët njoftojnë se edhe gjatë fundjavës do të vazhdojnë reshjet instensive në vendin tonë, me mundësi për përmbytje lokale dhe mot të lig.

Ndërkohë në viset malore, në lartësitë mbidetare mbi 1.600 – 1.700 metra, shënohen edhe reshje të borës.

Për shkak të proceseve më intensive atmosferike që do të vzhaojnë edhe gjatë fundjavës, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar për shkak të mundësive për përmbytje lokale, por edhe të zbrazjeve të fuqishme elektrike që priten në disa rajone.