Roma ka shënuar fitore dramatike ndaj Athletic Bilbaos në 1/8 e finales në Ligën e Evropës.
Ndeshja e zhvilluar në “Olimpico” u mbyll me rezultatin 2:1.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, me Romën që pati iniciativën.
Por, pjesa e dytë nisi me avantazh të mysafirëve.
Ishte Inaki Williams i cili shënoi me kokë në minutën e 50-të të takimit.
Gëzimi i baskëve zgjati vetëm gjashtë minuta, kur Angelino shënoi pas asistit të bukur të Celik.
E krejt në fundin e ndeshjes, në prekjen e fundit të topit, Roma arriti që të shënonte për të marrë një fitore të madhe.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Spanjë.