Roma ka arritur të marrë fitoren e pestë rresht në elitën e futbollit italian, duke vazhduar formën fantastike në të gjitha garat.
Kryeqytetasit fituan minimalisht si mysafir të Empolit.
Ishte Matias Soule që shënoi golin e fitores në minutën e parë të ndeshjes.
Gjatë tërë ndeshjes dominoi ekipi i drejtuar nga Claudio Ranieri, por shpërdoroi disa raste të mira shënimi në vazhdim.
Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e shtatë në tabelë, duke u afruar në vetëm katër pikë në zonën europiane.
Roma ka 46 pikë të tubuara në 28 ndeshje, derisa Empoli është në zonën e kuqe me 22 pikë.