Bashkimi Europian nuk pati unanimitet për mbështetjen ndaj Ukrainës, pasi Hungaria ka dalë kundër.

Liderët e unionit miratuan një deklaratë në mbështetje të Kievit, por Hungaria nuk u bashkua.

Kryeministri hungarez Viktor Orban shihet si aleati më i ngushtë i Vladimir Putinit në Evropë dhe ka mbrojtur idenë që blloku të mbështesë bisedimet midis SHBA-së dhe Rusisë.

Më herët , Budapesti e bëri të qartë se nuk do të mbështesë një deklaratë që e përkrah Ukrainën.

Megjithatë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ishte i pranishëm në samit, tha se bisedimet ishin të mira dhe produktive.

Takimi i mbajtur më 6 mars, u përqendrua nder te tjera edhe në forcimin e mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe aftësive për sulme precize, me një plan që parashikon rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 800 miliardë euro.

Unioni ra dakord për të lehtësuar rregullat për kufijtë e shpenzimeve, në mënyrë që vendet të mund të investojnë më shumë para dhe investime në prodhimin e tyre ushtarak dhe të mbrojtjes.

Dokumenti mbështet edhe idenë e ofrimit të huave të mbështetura nga BE-ja për anëtarët deri në 150 miliardë euro për t’i shpenzuar për ushtritë e tyre.

Konkluzionet për mbrojtjen e arritura në samitin e sotëm në Bruksel u miratuan unanimisht nga 27 liderët, përfshirë edhe Hungarinë.

Samitit i së enjtes u thirr më 27 shkurt, si përgjigje ndaj zhvillimeve të shpejta diplomatike. Por, prej atëherë, zhvillimet janë përshpejtuar, pas përplasjes në Zyrën Ovale dhe vendimit të Uashingtonit për ta pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën.