Rritje e pagës minimale/ Lidhja e sindikatave dorëzoi propozimin për pagën minimale prej 500 eurove!

Duke marrë parasysh se gjatë marsit duhet të miratohet vendimi për rritjen e pagës minimale, Sindikatat dolën me propozim për konstatimin e pagës konform ligjit dhe të miratohet vendimi me të cilin paga minimale do të rritet për 6.000 denarë shtesë. Propozimi u është dorëzuar Qeverisë, punëdhënësve dhe koordinatorëve të grupeve parlamentare në Kuvend.
Lidhur me rritjen plotësuese të pagave prej 6.000 denarë, Lidhja e Sindikatave propozon që punëdhënësit të ndihmohen ose të subvencionohen për pagesat e kontributeve gjatë 12 muajve të ardhshëm.
“Do të paraqesim deri tek Qeverisë, deputetët dhe përfaqësuesve të punëdhënësve përcaktimin e pagës minimale, miratimin e vendimit nga partnerët social që shuma e përcaktuar e pagës minimale të rritet për 6.000 denarë. Ajo që ne propozojmë është që rritja shtesë e pagave në sektorin privat dhe publik të jetë e detyrueshme dhe të subvencionohen për pjesën e kontributeve për diferencën nga rregullimi ligjor i pagës minimale në rritjen e pagës minimale për 6.000 denarë”. – tha Trendsfilov.
Nëse propozimi i tyre refuzohet nga Qeveria, Sindikata pret mbështetje më të madhe nga deputetët.
“Nëse Qeveria apo punëdhënësit e refuzojnë propozimin, deputetët duhet të ngrihen. Në vend që të marrin 2.000 apo 2.500 euro shpenzime udhëtimi, të votojnë që punëtorët të rriten me njëqind euro, me lirim nga pagesa e kontributeve” – tha Trendafilov.
Nga sindikata kërkojnë që shteti të heqë të hyrat e paparashikuara nga kontributet e detyrueshme shoqërore për një periudhë 12 mujore ose të subvencionojë punëdhënësit në sektorin privat për rritjen e pagave për njëqind euro, ku sipas tyre me me rritjen e pagave të paktën 15 për qind e këtyre rritjeve do të kthehen në buxhet.
Pagat minimale në rajon siç njoftojnë nga Sindikata, variojnë nga 400 deri në 800 euro.