Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka reaguar pas telefonatës që presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka pasur me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.

Rubio tha se Trumpi e Zelensky patën një telefonatë produktive dhe se janë një hap afër për ta ndalë “këtë luftë të përgjakshme”.

“Presidenti Trump dhe presidenti Zelensky patën një telefonatë të shkëlqyer dhe produktive – jemi një hap më afër përfundimit të kësaj lufte të përgjakshme”, shkroi Rubio, transmeton Klankosova.tv.

Se janë në rrugën e duhur për një marrëveshje paqeje tha edhe presidenti amerikan, Donald Trump, pas bisedës që pati me Zelenskyn.