Tre persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një sulm ukrainas në një qendër tregtare në rajonin Kursk të Rusisë.

Kështu ka thëën guvernatori i këtij rajonit, Alexander Khinshtein i cili bëri të ditur se sulmi goditi fshatin Belaya, që ndodhet në rrethin Belovsky, raporton Sky News.

Ai është shprehur se në mesin e të plagosurve janë katër fëmijë, të moshës 13-14 vjeç.

Guvernatori Alexander Khinshtein njoftoi se të plagosurit janë transportuar në një spital lokal./