Në takimin e sotëm koordinues, udhëheqësia e ShA MEPSO dhe ShA ESM harmonizuan strategjitë për zhvillimin e infrastrukturës elektrotransmetuese dhe mundësitë për integrimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme. Në drejtim të forcimit të rrjetit të transmetimit dhe sigurimit të stabilitetit dhe besueshmërisë më të madhe, ShA MEPSO prezantoi projekte me fokus të veçantë përshtatjen dhe zgjerimin e kapaciteteve të infrastrukturës transmetuese për burime të reja prodhuese të energjisë dhe ndërtimin e objekteve për ruajtjen e energjisë, ndërsa ShA ESM prezantoi planet për zgjerimin e portofolit të prodhimit.

Në takim u shkëmbyen informacione lidhur me përpjekjet që po bëhen për ndërtimin e linjave të reja të transmetimit, stacioneve të reja të transformatorëve dhe aplikimin e teknologjive të avancuara që do të përmirësojnë efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit elektroenergjetik.

Të dy kompanitë u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të dinamizojnë aktivitetet për realizimin e projekteve të planifikuara me qëllimin e vetëm, përgjigje ndaj sfidave të ardhshme në sektorin e energjetikës dhe sigurim të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të sigurt të sektorit energjetik në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume