Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se administrata Trump ka vendosur mbylljen e 83% të programeve të ofruara nga USAID.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rubio theksoi se pjesa e mbetur e programeve të USAID që do të vijojnë, do të jenë nën monitorim dhe do të administrohen nga Departamenti i Shtetit.

Në postimin e tij, Rubio falënderon stafin e Departamentit të Efikasitetit të Elon Musk për punën e bërë dhe auditin e kryer në USAID.

“Pas një rishikimi 6-javor, ne po anulojmë zyrtarisht 83% të programeve në USAID. 5,200 kontratat që tani janë anuluar shpenzuan dhjetëra miliarda dollarë në mënyra që nuk i shërbenin (dhe në disa raste edhe dëmtonin) interesat thelbësore kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në konsultim me Kongresin, ne synojmë që 18% e mbetur e programeve që po mbajmë (afërsisht 1,000) tani të administrohen në mënyrë më efektive nën Departamentin e Shtetit. Faleminderit DOGE dhe stafit tonë punëtor që punuan me orë të tëra për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike,” shkruan Rubio në X.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com