Këtë javë fillon Liga Regjionale Shkup , sezoni pranverorë informon Tetovasot.

Me këtë rast skuadra U-14 që drejtohet nga Ismail Ismaili, do të përballet të shtunën me skuadrën e Butelit .Treneri Ismaili tha se drejtimin e kësaj gjenerate e ka marrë vetëm para pak kohësh dhe po punon që të bëjë një sezon të mirë.Ai tha se është i kënaqur me këtë skuadër por ka shumë punë për tu bërë për të ndërtuar një ekip që do garojë fortë .Shumë gjëra tashmë ai i ka të qarta në ndeshjet miqësore të zhvilluara ku kjo gjeneratë ka shënuar një progres ndeshje pas ndeshjeje.Ismaili pret një fitore në fundjavë për një fillim të mbarë që do i jep forcë skuadrës për pjesën e mbetur të kampionatit.

Edhe gjenerata U-15 e drejtuar nga Ibrahim Luma do të zhvillojë po të shtunën ndeshjen kundër Butelit.Luma poashtu ka ndërtuar një skuadër kompetitive dhe cilësore në ndërkohë që pret një sezon pozitiv .Në përbërje ai ka disa lojtarë shumë cilësorë dhe pret që sezonin ta nisë me fitore.TS