Gjenerata U-15 e Shkëndijës që drejtohet nga treneri Ismail Ismaili do të ketë një përballje në derbin e së hënës me skuadrën Makedonija Gjorçe Petrov informon Tetovasot.
Ndeshja do të zhvillohet në Tetovë në orën 14.30 në ndërkohë që në sfidën e parë në Shkup ndeshja përfundoi pa gola.
Treneri Ismaili tha se skuadra ka punuar fortë gjatë gjithë javës dhe është e gatshme të vazhdojë serinë e rezultateve të mira.
U 15 në ndeshjen hapëse të kampionatit pranverorë, mposhti me rezultat të pastër 3:0 skuadrën superiore të Butelit duke treguar vlerat që ka kjo gjeneratë plot talentë.
Ndeshja kundër Rabotniçkit nuk u zhvillua për shkak të tragjedisë në Koçani dhe pritet të përcaktohet një datë tjetër. Kuq e Zinjtë ndeshjen e parë ndaj Rabotniçkit e fituan me rezultat të thellë 4:0.TS