Minimumi 24 persona kanë humbur jetën në zjarrin e pyjeve në Korejin e Jugut, njoftuan sot autoritetet.
Ndër viktimat është edhe piloti i helikopterit, i cili u rrëzua gjatë një operacioni shpëtimi.
Gjithashtu 12 persona janë lënduar rëndë, tha një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke shtuar se këto janë “të dhëna përkohshme”.
Mijëra zjarrfikës janë angazhuar që nga fundjava për të shuar zjarrin në juglindje të vendit.
Puna e tyre është vështirësuar nga moti i thatë dhe era e fortë, shkruan forbes.
Mijëra hektarë janë shkatërruar dhe një tempull i lashtë budist është shndërruar në hiri.
Ndryshe, zyrtarët thanë se zjarret kanë shkaktuar “dëme pa precedent”.
https://youtu.be/CIEGtr9t9_Ev