FC Shkupi ka shpërndarë një fotografi prekëse nga dhoma e zhveshjes e ekipit, ku fanella e Andrej Lazarovit, i cili humbi jetën në tragjedinë e Koçanit, është vendosur me një qiri të ndezur nën të. Kjo pamje pasqyron dhimbjen dhe nderimin që shokët e tij të skuadrës kanë për të, ndërsa ata po kalojnë një periudhë të vështirë të dhimbjes pas humbjes së tij tragjike.

Lazarov, i cili ishte një pjesë e rëndësishme e ekipit, ndërroi jetë pas tragjedisë në diskotekën “Pulse” në Kocani më 16 mars 2025, ku humbën jetën 59 persona, përfshirë edhe tre të mitur. Pas ngjarjes, familja dhe miqtë e tij shprehën dhimbjen e thellë, ndërsa shokët e ekipit të FC Shkupi e nderuan atë përmes këtij gjesti të thjeshtë por tepër domethënës.

Në fotografi, fabella sportive e Lazarovit është vendosur në mënyrë të veçantë, me një qiri të ndezur për t’i dhënë nderin e duhur dhe për të ruajtur kujtimin për të. Nën fanellën e tij, shokët e ekipit janë shprehur se do ta mbajnë gjithmonë në zemrat e tyre dhe se kujtimi për të do të mbetet i gjallë.