Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Fushë-Krujë mëngjesin e sotëm, pranë një punishte sallami.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ish-Grumbullimi”, ndërsa eksplozivi ishte i vendosur në murin e jashtëm të punishtes së shtetasit Dorjan Mirit.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Dyshohet se në punishte është vendosur rreth 200 gramë lëndë eksplozive.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë ngjarjen.
Ende nuk dihet se kush janë autorët dhe motivi i vendosjes së lëndës plasëse.