Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur nga Anglia, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026 që mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.
“Kuqezinjtë” u mposhtën në “Ëembley” nga Anglia, me shifrat prej 2-0.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Myles Leëis-Skelly, i cili debutoi me Anglinë, duke gjetur rrjetën e golit në minutën e 20-të, pas një asistimi mjeshtëror nga Jude Bellingham.
Kështu përfundoi pjesa e parë, me dominim absolut të Anglisë.
Njëjtë ishte edhe pjesa e dytë, me Anglinë që gjeti edhe një gol.
Kësaj radhe ishte Harry Kane, që shënoi pas një kontrolli të jashtëzakonshëm të topit.
Ai e dërgoi topin pas shpinës së portierit shqiptar, Strakoshës në minutën e 77-të për epilogun e takimit.
Ndeshjen e radhës, Shqipëria e zhvillon në Tiranë më 24 mars ndaj Andorrës.