Pas rritjes së çmimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Christine dhe Brian Templeton nga “Rent The Chicken” in Goffstown, New Hampshire, kanë ofruar një zgjidhje unike, dhënien me qira të pulave, për shkak të shtrenjtimit të madh të vezëve.
Shërbimi i dyqanit të tyre ofron pula, ushqim dhe mbështetje për gjashtë muaj, duke i dhënë mundësinë konsumatorëve të konsumojnë vezë të freskëta nga shtëpia.
Për rreth 600 dollarë për gjashtë muaj, dy pula mund të prodhojnë deri në 12 vezë në javë.
Shumë konsumatorë lidhen emocionalisht me pulat dhe zgjedhin t’i mbajnë ato. Derisa mungesa e vezëve vazhdon, biznesi i tyre është duke u popullarizuar si alternativë e përballueshme dhe e qëndrueshme.
Çmimi i pulave mbërriti vlera rekorde sivjet në SHBA. 12 vezë kushtojnë rreth 5 dollarë, apo 53 për qind në krahasim me vetëm një muaj më parë.