Ëndrra për t’u rikthyer në kombëtaren braziliane është shtyrë për Neymarin, i cili mbeti jashtë skuadrës për kualifikueset e ardhshme të Botërorit.
Ylli i Santos dhe golashënuesi rekord në historinë e Seleção, ishte në thirrjet e trajnerit federal, Dorival Junior, në fillim të muajit dhe gjithçka tregonte se ai do të rishfaqet me kombëtaren pas tetorit 2023.
LEXO EDHE:
Real Madrid refuzon të negociojë me Cityn për mesfushorin francez
Megjithatë, dëmtimi që pësoi disa javë më parë, në momentin që po fillonte të gjente formën e humbur në kampionatin vendas, bëri që ai të lihej jashtë skuadrës, siç raporton “Globo”, pasi u vlerësua se nuk do të ishte në gjendje fizike ideale për të kontribuar në ndeshjet kundër Kolumbisë (21/3) dhe Argjentinës (26/3). Vendin e tij në listë do ta zërë Edric i Real Madridit.
Vihet re se Brazili është vetëm në vendin e 5-të në zonën e Amerikës Latine (6 më të mirat kualifikohen direkt në Kupën e Botës), gjashtë ndeshje para raundit final të kualifikimeve.