Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto theksoi se Maqedonia dhe Hungaria e mbështet presidentin amerikan, Donald Trump. Ai këtë e deklaroi në konferencën e përbashkët për media me ministrin Timço Mucunski. Sipas Sijartos vetëm plani i Trumpit mund të sjellë paqe. Sijarto e kritikoi takimin e liderëve europian në Londër dhe planin e tyre, duke thënë se kështu vetëm vazhdohet lufta dhe parandalohen përpjekjet e Trumpit.

Nga ana tjetër, Mucunski theksoi se edhe Maqedonia edhe Hungaria së bashku e kanë mbështetur Rezolutën e SHBA-ve, në Kombet e Bashkuara. Ministri theksoi se të gjithë vendimet që i sjell shteti udhëhiqen nga iteresat maqedonas, që, siç shtoi, është në përputhje dhe me politikën e jashtme të Unionit dhe me partneritetin strategjik me SHBA-të.

Përndryshe, Mucunski dhe Sijarto në Budapest nënshkruan Plan Aksionar me të cilin do të ndahen përvojat dhe njohurit e Hungarisë për rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE.