Diego Simeone ende nuk e ka pranuar eliminimin e Atletico Madridit nga Liga e Kampionëve. Pavarësisht hidhërimit për barazimin në La Liga (1-1 ndaj Espanyolit), që e ka larguar thuajse përfundimisht ekipin e tij nga titulli, trajneri argjentinas është rikthyer te dy ndeshjet kundër Real Madridit dhe ka bërë një referencë të qartë për penalltinë e Julian Alvarez, e cila u anulua pas sinjalizimit të VAR-it nga gjyqtari Marciniak.

“Le të ngrejë dorën kush e pa”, – kishte thënë ai menjëherë pas fërshëllimës së fundit në “Metropolitano”. Mbi dy javë pas atij momenti shumë të debatuar dhe kontestuar, 54-vjeçari është ende i zemëruar:

LEXO EDHE:
Euro 2025/ Rrugëtimi drejt titullit kampion nis nesër, Shqipëria pret shortin e finaleve U-17
“Në Ligën e Kampionëve, këtë vit, bëmë mirë dhe mundëm Real Madridin. Eliminimin tonë e vendosi UEFA, fituam ndaj Real Madridit në kthim, por e pamë të gjithë çfarë ndodhi. U eliminuam për një vendim të gjyqtarit dhe të UEFA-s, për një prekje të dyshimtë nga Julian”.

Ky është mesazhi i tij i qartë, i përsëritur disa herë në intervistat që pasuan atë mbrëmje të hidhur.