Një fotografie të publikuar nga djali i Haxhi Shalës për festën e Pavarësisë së Kosovës, ia pa sherrin ish-presidenti Hashim Thaçi. Kjo pasi, Prokuroria e Hagës e ka përdorur këtë fotografi, për të arsyetuar vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit.
Në këtë fotografi, dukeshin Haxhi Shala dhe Hashim Thaçi duke qëndruar bashkë në Qendrën e Paraburgimit, në një lidhje me video.
LEXO EDHE:
Vuçiq në takim me Sorensenin: Asociacioni parakusht për fillimin e normalizimit të raporteve
Sipas rregullave të Speciales, kjo është e ndaluar, dhe Prokuroria ka tentuar të arsyetojë kërkesën e saj për vazhdim të paraburgimit, pavarësisht se dëshmitarët janë në fund.
“Rreziqet e identifikuara në Vendimin F00165, të konsideruara vetëm dhe/ose së bashku, mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm në Qendrën e Paraburgimit. Pjesëmarrja e dukshme e Thaçit në video-telefonatën e një të burgosuri tjetër, e cila bie ndesh me kushtet e vendosura ndaj tij, nënvizon më tej një rrezik konkret që ai mund të përdorë komunikimin me vizitorët e të burgosurve të tjerë për të vendosur kontakte indirekte me dëshmitarët ose për të shpërndarë informacion konfidencial. Jashtë mjedisit të kontrolluar të Qendrës së Paraburgimit, rreziqe të tilla do të ishin edhe më të mëdha. Prandaj, paraburgimi është mjeti më efektiv për të kufizuar aftësinë e Thaçit për t’u arratisur, përndryshe të pengojë procedurat e KSK-së dhe/ose të kryejë krime të mëtejshme”.
Arsyet e tjera që i ka përdorur Prokuroria e Hagës, janë pothuajse identike. Ata pretendojnë se Thaçi mund të ndikojë në dëshmitarë dhe prova.
Megjithatë, nuk ka ndonjë arsyetim të ri pasi dëshmitarët e Prokurorisë janë afër fundit.
Përveç Thaçit, Prokuroria e Hagës ka kërkuar që paraburgimi t’i vazhdohet edhe Kadri Veselit