Nga VMRO-DPMNE akuzojnë LSDM-në se i kanë mundësuar Pucko Petrolit që të sigurojë 180 milionë euro. Thonë se Pucko Petrol i Asmir Jahoski ka funksionuar në koordinim me LSMD-në.

“Vetëm në llogarinë e Pucko Petrol kanë përfunduar 180 milionë euro, pa llogaritur 167 milionë euro për mazutin që i është dorëzuar EMV-së përmes RKM-së, d.m.th. TEC Manastir dhe TEC Negotinë. Nëse e shikon të gjithë shumën, del që LSD-ja i ka mundësuar qarkullim mbi 350 milionë eurosh Pucko Petrolit, Jahoskit dhe RKM-së. Përkatësisht, Asmir Jahoski, Pucko Petrol, për 7 vite ka marrë mbi 180 milionë euro tenderë nga LSD si pushtet qendror dhe lokal”, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.