Qyteti i Strugës është mbërthyer nga pikëllimi. I përfshirë në një aksident të rëndë, rreth një javë më parë, sot, 6 mars, ka ndërruar jetë Nuri Hajdari.

Nuriu ishte muzikant lokal, por dhe një nga figurat emblematike të qytetit të Strugës. Në postimet në rrjetet sociale shprehet dhimbje dhe trishtim i madh nga dhjetra qytetar të Strugës e më gjerë. Largimi tij konsiderohet si një humbje e madhe për qytetin e Drinit të Zi.

“Njeriu me buzëqeshje të përhershme”, “Njeriu pozitiv dhe gjithmonë i qeshur”, “Një boshllëk i madh për qytetin”, “Do të kujtojmë përherë për kohën e bukur që na ke dhuruar”, janë disa nga dhjetra postimet.

Nuri Hajdari u përfshi në aksident, një javë më parë duke u kthyer nga Dibra, ku punonte si doganjer.

Ai është i martuar dha baba i tre fëmijëve, dy djem dhe nje vajzë.