Me datë 29.03.2025 në ora 18:50 në SPB Strumicë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Bratstvo Edinstvo” dhe “Vëllezërit Milladinov” në Strumicë, automjeti i tipit “Peugeot 407” me targa të Strumicës, i drejtuar nga 39-vjeçarja M.S. nga fshati Radovë e Strumicës, ka goditur këmbësorin M.F. (39) nga Strumica. Në aksident M.F. ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në spitalin e Strumicës. Një ekip ekzaminues nga SPB Strumicë ka bërë këqyrje në vendin e aksidentit.