Kryetari i ASh-së, Arben Taravari ku bën pjesë edhe në koalicionin VLEN u shpreh kundër lidershipit për të udhëhequr këtë koalicion. Ai sot mes tjerash tregoi se do të marin pjesë në një iftarë të përbashkët në Kosovë me ftesë të Albin Kurtit, duke thekësuar se në kuadër të iftarit do të bisedohet edhe për politikë. Sipas Taravarit, pak rëndësi ka kush do të jetë lider i VLEN-it apo nës edo të ndodh një gjë e tillë, ai thotë më tej se nuk i intereson të jetë në krze të një partie VLEN.
“Sonte të gjithëve na ka thirrur z. Albin Kurti, kryeministri i Kosovës për një iftar. Mes tjerash mendoj se do të bisedojmë edhe tema politike, por as që është diskutuar se kush është lider i VLEN-it. Nëse ju ofrohet një gjë e tillë a do ta pranoni? As që e kam menduar, as që e kam llogaritur, as që më intereson kjo punë”, deklaroi Taravari.
Ndryshe siç ka raportuar ditëve të fundit portali TS, mes Arben Taravarit dhe Bilall Kasamit ka përplasje për numrin e komunave. Taravari ka kërkuar të garojë si ASh në 6 komuna ndërsa Bilall Kasami nuk pajtohet. Takimi i radhës pritet të mbahet me 6 Prill për të vendosur nëse ASH-ja e TAravrit do të garojë e vetme apo si pjesë e koalicionit VLEN./TS/