Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, para pak çastesh ka shkarkuar drejtorin e Spitalit të Kumanovës, Stefan Trajanovskin. Ketë vendim ministri Taravari e mori pas vdekjes së 32 vjeçarit Vedat Ademi.

“Ajo çfarë ishte në kompetencat e mia si minister i Shëndetësisë duke parë se ka indicie për shkelje në rastin nëë fjalë menjëherë mora vendim për shkarkimin e drejtorit të Spitalit të Kumanovës. Qysh nesër në kolegjiumin mjekësor do të diskutohen emrat për drejtor të rinjë. Procedura tutje hetuese do të vazhdojë dhe këtë do të bajnë organet tjera përgjegjëse”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, para mediave sot në Kumanovë.

Arben Taravari sot ka qëndruar në Kumanovë, me çrast ka vizituar familjen Ademi për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e djalit të tyre Vedatit, ditë më parë.